Ballina Top Lajm PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM: MAFIA NË SHQIPËRI GATI TË HAPË LIBRIN E LLOGARIVE...

PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM: MAFIA NË SHQIPËRI GATI TË HAPË LIBRIN E LLOGARIVE TË PAPAGUARA

Kështu shprehet gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa komenton në rrjetet sociale një lajm që flet për vrasjet mafioze të ndodhura së fundmi në Beograd.

Sipas Hoxhës edhe vendi ynë nuk është larg kësaj situate “Ekuilibri i brishtë është në fije të perit…”, shkruan gazetari Hoxha në Facebook.

“Nuk jemi larg kësaj situate, për të mos thënë që ngjajmë si dy pika uji edhe pse nuk duam ta pranojmë…

Thjeshtë në Beograd janë prishur ekuilibrat dhe po shfletohet defteri i hesapeve, kurse te ne, ekuilibri i brishtë është në fije të perit dhe po bëhet gati të hapet libri i llogarive të papaguara…”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews