Ballina Aktualitet Shqipëri Sarandë, ndalohen 9 aktivistë të lëvizjes “Republika e Çamërisë”, për çfarë akuzohen

Sarandë, ndalohen 9 aktivistë të lëvizjes “Republika e Çamërisë”, për çfarë akuzohen

Nëntë persona, aktivistë të së ashtuquajturës “Republika e Çamërisë”, janë ndaluar ditën e sotme nga policia e Sarandës. Ata do të procedohen në gjendje të lirë për veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.

Mësohet se në momentin e ndalimit, ka rezultuar se njëri prej tyre ka qenë person në kërkim, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Berisha nga Kosova.

Ai është ndaluar tek vendi i quajtur “Axhensia” në Sarandë, teksa ndodhej në një zyrë të kësaj organizate. Policia ka zbuluar se tek kjo zyrë vidhej energjia elektrike dhe për ketë është proceduar penalisht për veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike”, një prej 9 shtetasve të ndaluar si pjesë e organizatës “Republika e Çamërisë”.

Sipas policisë së Sarandës, disa prej të ndaluarve janë kapur teksa lëviznin me një automjet, dhe disa të tjerë janë ndaluar pranë fshatit Vervë të Sarandës, në kufi me Greqinë, ku do të zhvillonin një manifestim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews