Veriu i Mitrovicës është i mbushur me simbole serbe. Në sheshet e këtij qyteti janë vendosur shtatore të heronjve serbë. Por provokimi serb për shqiptarët nuk mbaron me kaq. Së fundi në afërsi të Kalasë së Zveçanit, është vendosur një simbol fetar i cili po shihet si provokim i ri për shqiptarët.
Kryqi këtu u vendos me anë të një ceremonie modeste nga një grup serbësh. Të cilët gjatë vendosjes thanë se qëllimi i këtij kryqi është vendosja e sovranitetit serb në Kosovës.
“Ky kryq duhet të jetë paralajmërim që të ruhet toka jonë e shenjtë e Kosovës dhe Metohisë, tokë që s’e kemi blerë por që e kemi trashëguar nga shenjtorët tanë dhe kemi për detyrim që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë te brezat e ardhshëm”, pati thënë peshkopi serb, Rashko të shtunën. E për këtë kryq, serbët duket se nuk morën leje në Qeverinë e Kosovës. Megjithatë kjo e fundit vlerëson se vendosje e këtij simboli paraqet një kthim në histori, e asgjë më shumë.
Vendosja e relikteve fetare për qëllime kulti është çështje e komunitetit të caktuar fetar, por keqpërdorimi i tyre për nevojat e politikës është prapakthim në nacionalizëm, pra shkakton neveri në vend të dashurisë së Zotit.
Një pjesë e qytetarëve e quajtën këtë veprim të serbëve si provokim të pastër karshi shqiptarëve. Por ata nuk kanë shpresë se ky kryq do largohet nga institucionet. Veriu i Mitrovicës mbetet bazë e nacionalzimit serb dhe burim i provokimeve që sjellin tensione nderetnike.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





