Ballina Top Lajm VIDEO/ Njihuni me shqiptari që thotë se shkoi të shpëtonte John McCain...

VIDEO/ Njihuni me shqiptari që thotë se shkoi të shpëtonte John McCain të kapur rob në Vietnam

Një shqiptar nga Kosova i cili prej disa dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehet se ka bërë shumë për senatorin John McCain.

Ai quhet Muharrem Maralusha dhe thotë se është një nga ata që shkoi ta shpëtonte atë, kur si pilot ishte kapur nga forcat armike në luftën e Vietnamit ndërmjet viteve 1968-1970.

Kosovari nga Prizreni ishte njëri nga ushtarët që rrezikoi jetën e tij duke marrë pjesë në operacionin për gjetjen e McCain, i cili më vonë do të bëhej senator dhe kandidat për president të Amerikës.

Ai ka treguar për këtë aksion për Klan Kosovën.

Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm, McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij.

Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë.

Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.

Angazhimi i senatorit republikan për Kosovën vazhdoi edhe pas pavarësimit të saj.

Megjithatë sipas Maralushës, McCain donte që shteti i ri të ishte më ndryshe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews