Ballina Lajme Bullgaria sqarohet se Gruevski a ka pasaportë bullgare

Bullgaria sqarohet se Gruevski a ka pasaportë bullgare

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar.

Në deklaratën me shkrim thuhet:

Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin,” shkruajn nga Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë në deklaratë.