Ballina Lajme Ja si mund t’i ndërpritet mandati Nikolla Gruevskit (VIDEO)

Ja si mund t’i ndërpritet mandati Nikolla Gruevskit (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Deputetit Nikolla Gruevski nuk mund t’i ndërpritet mandati pa u siguruar 80 vota në Kuvend. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në emisionin “Rruga drejt…” thekson se për marrjen e mandatit të Gruevskit, Kuvendi do të votojë pas 6 muajve në rast se konstatohet mungesa e tij e paarsyeshme. Mundësi tjetër, sipas Xheferit që me automatizëm të ndërpritet mandati i Gruevskit është bashkimi i dënimeve për të gjitha veprat për të cilat dënohet e që në total do të rezultonin mbi 5 vite burg.

Dënimet e përbashkuara pasi që do të duhet të ketë një vendim për të gjitha dënimet si 2 vite, lëndën tjetër 1 vit e gjysmë apo tjetrën 4 vite dhe kur ato të bashkohen në një akt të përgjithshëm me dënim 5 vite e më tepër, krijohet elementi bazë që më forcën e ligjit të ndërpritet mandati. Ka mundësi, por mundësitë janë të institucioneve tjera dhe jo të parlamentit -deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.