Ballina Lajme Tërmet në Ulqin, ndihet edhe në Tetovë

Tërmet në Ulqin, ndihet edhe në Tetovë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një tërmet me magnitudë 5 dhe epiqendër në Ulqin, në Malin e Zi, tronditi edhe veriun e Shqipërisë.

Tërmeti ra rreth orës 14:47 minuta. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tetovë.

Sipas raportimeve të korrespondentëve të Top Channel në Lezhë dhe Shkodër, në këto qytete lëkundjet janë ndjerë më të forta, por deri tani nuk ka raportime për dëme.