Sot rreth orës 12 e 50 minuta, nga Ndihma e Shpejtë e Gostivarit kanë njoftuiar se kanë pranuar 3 persona të lënduar, ku tek njëri prejt tyre është konstatuar vdekja, ndërsa tek dy tjerët lëndime trupore, të cilat i kanë marrë gjatë një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Padalisht të Gostivarit.
Informatat e para flasinin se vetura e tipit ,,Fiat Panda,, me targa të Italisë, të cilën e ka drejtuar 21 vjeçari A.B. nga Padalishti, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga dhe është rokullisur. Me këtë rast, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa dy shoqëruesit e tij, njëri 23 vjeç dhe tjetri 25 vjeç, të dy nga fshati Padalisht, kanë marrë lëndime trupore.

Të njëjtit me vetur tjetër janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar.
Prokurori publik në bashkëveprim me ekipin nga stacioni policor në Gostivar kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





