Ballina Kronika Ia merr makinën karrotreci, tetovari i bërë xurxull shkakton dramë dhe përfundon…

Ia merr makinën karrotreci, tetovari i bërë xurxull shkakton dramë dhe përfundon…

Tetovari i dehur deshi me forcë ta marrë automjetin që ia mori karrotreci për shkak të parkimit të gabuar.

B.K., 51 vjeç, i punësuar në NP “Parkingje-Tetovë”, ka denoncuar se në oborrin e ndërmarrjes ka shkuar personi me inicialet T.B. (44) nga Tetova, në gjendje dukshëm të dehur, dhe kërkuar automjetin e tij të tipit “Pollo” me targa të Tetovës, i cili i ishte marrë për shkak të parkimit të gabuar.

I denoncuari donte që makinën ta marrë pa paguar dënimin. Ai ka hyrë në makinë, e ka startuar, por nuk ka mundur të niset për shkak të bllokatorit në rrotën e majtë. Pas kësaj, T.B, ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar fizikisht të punësuarin, i cili menjëherë paraqiti rastin në polici dhe efektivët e policisë arritën në vendngjarje.

Gjatë përpjekjes për ta arrestuar, ai i ka sulmuar fizikisht edhe policët, por ata kanë arritur që ta ndalin dhe t`ia vënë prangat. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzzimi adekuat kunder tij./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews