Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Lajm i rrallë: Një kryetar komune jep llogari para qytetarëve

Lajm i rrallë: Një kryetar komune jep llogari para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot në ora 18:00 realizoi takim me qytetarët, gjatë së cilës prezantoi raportin e punës një vjeçare që nga fillimi i mandatit të tij. Nga ky raport qytetarët u njoftuan me të gjithë përmirësimet e infrastrukturës rrugore, intervenimet nëpër objektet shkollore dhe terrenet sportive të vendbanimeve, hapjen e rrugëve, sinjalizimin horizontal të rrugëve dhe vënien e shenjave në hyrje dhe dalje të çdo vendbanimi si dhe poashtu qytetarët u njoftuan edhe për shlyerjen e një pjese më të madhe të borxheve të komunës nga vitet e mëparshme.

Propozim buxheti i vitit 2019 u prezantua nga Besir Miftari, një prezantim preciz në lidhje me pritjet e Komunës së Bogovinës nga ky propozim buxheti, i cili përfshin disa pika më të rëndësishme: shlyerjen e borxheve afatshkurtra, përmirësimin e kushteve të objekteve administrative, ndihmë ndërmarrjes “Sharri” për stabilitet financiar, rregullimin e sistemeve për ujë për pije, ndërtimin e rrugës Çiflik – Kallnik, rekonstruimin e rrugëve të tjera lokale dhe përpilimin e dokumentacioneve teknike.

Si përfundim, qytetarët parashtruan disa supozime në lidhje me buxhetin për vitin 2019, të cilat kryetari i vlerësoi dhe tha që do t’i realizojë në mundësinë e parë që do t’i jepet si dhe falemenderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews