Ballina Kronika Policia ka kapur 11 “këngëtare” dhe “valltare” në një objekt hotelierie në...

Policia ka kapur 11 “këngëtare” dhe “valltare” në një objekt hotelierie në Çegran

Foto ilustruese

Zyrtarë policor të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti Policor Çegra, mbrëmë dhe sot në mëngjes në orët 22:00 deri 05:00, ka kryer aksion kontrolli në objektin hotelierie “Bake-kom” në Çegran, në pronësi të një 48 vjeçari, banor i këtij fshati, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë gjetur 11 gra, prej të cilëve 9 nga Republika e Shqipërisë dhe dy nga Maqedonia, të cilat janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare.

Shtetaset e Shqipërisë të cilat kanë qenë në moshë prej 20 deri në 40 vjet, janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas mbajtjes së shkurtër janë dorëzuar në Sektorin për Krim Ndërkufitar, Emigracion të Huaj dhe Riparim për procedurë të mëtutjeshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews