Ballina Lajme Tetovarja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit publik

Tetovarja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit publik

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjatë natës së kaluar, rreth orës 1 e 20 minuta, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçarja me inicialet M.L. nga Tetova, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë metalike të ndriçimit publik.
Gjatë aksidentit M.L. ka pësuar dëmtime trupore dhe është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Grupi hetimor i policisë ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.