Ballina Aktualitet Kosovë Do të hiqet taksa ndaj Serbisë apo do të rrëzohet Qeveria? Haradinaj:...

Do të hiqet taksa ndaj Serbisë apo do të rrëzohet Qeveria? Haradinaj: Do shkrihet bora

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e mirëpret takimin që do të mbahet nesër në mes tij, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorit të ShBA-ve, Philip Kosnett, ku temë e diskutimit do të jetë taksa e vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj kur është pyetur se nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria, ai ka thënë se do të shkrihet bora dikur.

“Sa mirë që thatë për nesër se ne deri nesër kemi me u pa prapë. Nuk po i përziejmë mesazhet, por prapë do kemi rastin sot ju lutem. E mirëpres takimin, diçka e mirë, është propozim i kryetarit Veselit dhe e mirëpres këtë takim”, tha ai.

I pyetur rreth mundësisë se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria, Haradinaj u shpreh se bora do të shkrihet.

“Ka me u shkri bora dikur”, tha ai.

Kujtojmë se më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 për qind. Që të shfuqizohet ky vendim ka pasur kërkesa edhe nga zyrtarë të BE-së./KosovaPress/

Artikulli paraprakSa shqiptarë janë në Maqedoni tregon zëvendësministri Agim Nuhiu
Artikulli tjetër“A jetohet me 200 euro në muaj”? Qytetarët të pakënaqur me pagat në Maqedoni (VIDEO)