Ballina Teknologji IZRAEL – Intel investon mbi 9,5 miliardë euro në mikroçipa

IZRAEL – Intel investon mbi 9,5 miliardë euro në mikroçipa

Gjiganti amerikan i mikroçipave elektronikë, Intel njoftoi sot se do të hapë një qendër prodhimi në Izrael.

Disa ministra izraelitë njoftuan se kompania do të investojë 40 miliardë shekels (rreth 9,5 miliardë euro) në një fabrikë të re.

”Intel njoftoi se do t’i paraqesë një plan zhvillimi qeverisë izraelite për të vijuar investimet në qendrën e kompanisë në Kiryat Gat, në jug të Izraelit”, sipas një komunikate të përfaqësuesve izraelitë të Intel-it.

Të hënën në mbrëmje, ministri izraelit i Financave, Moshe Kahlon deklaroi se është informuar nga Intel rreth vendimit të tij për të investuar 40 miliardë shekels (rreth 9,5 miliardë euro) shtesë, një vendim i paprecedentë për krijimin e mijëra vendeve pune në jug të vendit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews