Ballina Kultura Shkrimtari Ismail Kadare, 1.301 botime në 45 gjuhë

Shkrimtari Ismail Kadare, 1.301 botime në 45 gjuhë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Studiuesi Bashkim Kuçuku ka sjell në një libër, botimet e shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhë të tjera. Të dhënat krahasuese, 378 botime në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal.

Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare evropiane. Përplotësimi i tretë i “Kadare në gjuhët e botës” ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre.

Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip. Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonim deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas.

Në vitet 2000-2005-2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo-amerikane e veprës së Ismail Kadaresë. Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata.

Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal. Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare evropiane.