Publicistja, Flaka Surroi indirekt i ka dhënë goditjen më të rëndë deri më tani humanistit, Halil Kastrati, raporton Gazeta Blic.Ajo përmes një statusi në Facebook, pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.
Ka shkruar se kjo që po bëhet, nuk është asgjë tjetër veçse keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë
“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.
Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



