Ballina Aktualitet Shqipëri Basha shfaqet si Skënderbeu: Është koha të ngrihemi si 500 vjet më...

Basha shfaqet si Skënderbeu: Është koha të ngrihemi si 500 vjet më parë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Krujë për organizimin e protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Në këtë qytet ai ka luajtur me kartën e nacionalizmit, ku e shfaq veten si Skënderbeu që merr përsipër të çlirojë vendin nga skamja, korrupsioni apo krimi. Gjatë fjalës së tij “Skënderbeu” demokrat bëri një paralelizëm në Krujë me periudhën e Perandorisë Osmane, duke thënë se tashmë ka ardhur koha që vendi të të çohet kundër qeverisë.

“Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja shumë e rëndë. Nuk pashë një turist të trokasë në dyqanet e tyre. Klima është shumë e keqe. Ky është vendi për të dhënë një mesazh. 500 vjet më parë një vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë. Pse, sepse ishin të bashkuar, sot ka ardhur koha të çohemi sepse ne kemi kauzën e drejtë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në binarët europianë. Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa”, tha Basha nga Kruja. Përdorimi i figurave historike, ndodh shpesh vitet e fundit në politikë. Me herët ka qenë Spiropali që e cilësonte Edi Ramën, si Skënderbeun e shqiptarëve

@tn.lajmelokale
@tetovanews