Ballina Kronika Maqedonia e Veriut – Pronari i këmbimores mashtron klientin, i vjedh 65.000...

Maqedonia e Veriut – Pronari i këmbimores mashtron klientin, i vjedh 65.000 franga

Një person nga Strumica ka denoncuar rastin se është mashtruar dhe dëmtuar nga një pronar i këmbimores të cilit i ka dhënë 95.000 franga që të gjitha me nga 100 franga zviceriane për t’i zavendësuar ato me nga 1000 chf, por pronari e ka mashtruar dhe ka zëvendësuar vetëm 30.000 franga, transmeton Zhurnal.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 11:40 në SPB Strumicë, A.P. (68) ka denoncuar rastin se më 31 dhjetor 2018, rreth orës 11:00 në një këmbimore në Strumicë pronarit i ka dhënë 95.000 franga të cilat kanë qenë që të gjitha nga 100 chf. Ai ka kërkuar që paratë t’i këmbehen me nga 1000 chf. Pronari P.M. ka tentuar ta mashtroj dhe i ka këmbyer vetëm 30.000 chf, ndërsa ka ndalur 65.000 dhe ende nuk i ka kthyer.

Po ndërmirren gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews