Ballina Aktualitet Lajme MINISTRI FILIPÇE: NUMRI I ATYRE QË KANË HUMBUR JETËN SHKON NË 13,...

MINISTRI FILIPÇE: NUMRI I ATYRE QË KANË HUMBUR JETËN SHKON NË 13, DETAJE

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se për fat të keq, ka ndodhur aksident i rëndë, ndërsa në autobus ka pasur 50 udhëtarë. Sipas tij, numri i atyre që kanë humbur jetën deri tani është 13. Ai ka shtuar se shpreson se ky numër do të mbetet.

“Në spitalin 8 Shtatori janë pranuar 25 pacientë, 22 janë hospitalizua, tre janë lehtë lënduar, 4 janë në repartin për përkujdesje intensive dhe dy pacientë. Një është dërguar në spitalin e vjetër. Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është 13. Më vjen keq, kemi reaguar menjëherë”, ka thënë ministri Venko Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se në mesin e të vdekurve nuk ka fëmijë, po ka njerëz të moshës 25-30 vjeçare. 7 kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa 5 në spital. /SHENJA/

https://youtu.be/hKHWCJc-E-k

https://youtu.be/jXhp-j6xO-4

https://youtu.be/093Z5PuukLc

https://youtu.be/DTZ9tXT5sYM

@tn.lajmelokale
@tetovanews