Ballina Argëtim “Nuk dua t’i ndaj me të afërmit”, fituesi i 1.1 milionë eurove...

“Nuk dua t’i ndaj me të afërmit”, fituesi i 1.1 milionë eurove paraqitet i maskuar për të marrë paratë

Një burrë nga Xhamajka, që fitoi 1.1 milion euro në një lotari, është paraqitur për t’i marrë paratë duke mbajtur venë një maskë nga Scream.

Sipas Distractify, fituesi, i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi që ta tërhiqte çmimin në mënyrë të fshehtë pasi nuk do që t’i ndaje paratë me të afërmit e “uritur” për para.

Campbell priti 54 ditë për të marrë çmimin e tij prej 1.1 milion eurosh nga Super Lotto-ja e vendit, pasi kishte fituar fillimisht në nëntor të vitit të shkuar, shkruan JOQ.

Fotot virale nga ngjarja tregojnë se ai shtrëngon duart me drejtuesit e lotarisë pasi ka marrë çekun gjigant i maskuar nga këmba tek koka.

Fituesit e lotarisë në vendin e Karaibeve shpesh mbulohen me maska kur shkojnë të marrin paratë për shkak të niveleve të larta të krimit në vend.

Artikulli paraprakMaqedonia e Veriut në NATO, votohet protokolli i anëtarësimit
Artikulli tjetërHaradinaj: Nuk mund të japim veriun, vlen 500 miliardë dollarë