Ballina Aktualitet Kosovë Babai i shoferit që shkaktoi aksident në Gjilan: Kam dhembje më të...

Babai i shoferit që shkaktoi aksident në Gjilan: Kam dhembje më të madhe për familjen e të ndjerit se për djalin tim (Video)

Babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë aksidentin në Gjilan.

Sokol Avdiaj në një prononcim për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kur ka kuptuar lajmin e kobshëm i është “bashkuar toka me qiellin”.

“Kam dhembje më shumë për familjen e të ndjerit se për fëmijën tim. Ma shumë kam dëshiruar që familja ime të ishte në pozitën e tyre se ata. Po më dhimben në shpirt. Fëmija nuk më kanë treguar deri më tani, por tash e kuptova mirë rastin në televizion”.

Avdiaj thotë se djali i tij punën si shoferë i kamionit e ka bërë për një kafshatë buke, aksidentin nuk e ka bërë me qëllim.

“Ka pas taksiratë. Djali im nuk e ka bërë me qëllim. Atë punë e ka bërë për një kafshatë bukë. S’po di çka të them ndryshe”.

Babai i shoferit të kamionit të aksidentuar në Gjilan, ka thënë se nuk sheh ndonjë ngatërresë për aksidentin e ndodhur.

“Inshalla shkon në Xhenet. Me qëllim nuk kemi bërë asgjë. Ata kanë qenë të Gjilanit ne të Pejës. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë”, tha ndër të tjera Sokol Avdiaj./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews