Ballina Aktualitet Lajme Ditari i një kurtizane shqiptare në Greqi (2)

Ditari i një kurtizane shqiptare në Greqi (2)

…Në dyqan nuk kishte njerëz. Ishte vetëm Nadja, një ruse që e kishte shtepine te pallati, në katin e parë të të cilit unë punoja. Ishte kliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave që kishte edhe një vajze të vogël, jo më shumë se dy vjeçe. Ishte gjithnjë shumë e sjellshme dhe shumë e edukuar. Kristo, që punonte me mua në banak, kishte rënë në dashuri me të, por ajo nuk ia varte. Hutohej e bëhej lëmsh i shkreti Kristo, kur i shërbente asaj. Një herë, në vend që t’i hidhte bugaçes sheqer, i hodhi kripë. Në fakt, Nadja ishte vërtet shumë e bukur. Një bjonde tipike, me sy të shkruar e hundë të vogël, me një qafë të gjatë e me një lëkurë të holle e te lëmuar, kishte trup të përkryer. Po të isha mashkull, edhe unë do të bija në dashuri me të. Ate dite, kur me pa me sy te perlotur, Nadia më pyeti se ç’kisha, me nje butesi te jashtezakonshme, duke me prekur lehtë me dorë. Ia qava hallin, i thashë qe kam djalin e sëmurë në shtëpi, që punoja gjithe diten e dites dhe e shihja djalin veç në darke…

“Mos u mërzit, më tha, kur të mbarosh punën, ngjitu dhe pi një kafe tek unë. Pse, vetëm unë të pi kafe te ty?!”, me tha duke qeshur.

Kur mbarova punë, u ngjita lart tek ajo. Në fakt, kisha nevojë të rrija, të qetësohesha pak derisa të shkoja te puna tjeter; kisha nevojë të flisja me dikë. Shtëpia e saj, ose më saktë, dhoma e saj, ishte pikërisht sipër lokalit ku punoja unë. Ishte një dhome e vogël me dy krevatë, në njërin nga të cilët po flinte si engjëll vajza e saj e vogël. Ne mure, vetem fotografitë e vajzës së saj dhe të Nadias së bukur, si topmodele.

“Nuk është më e bukur se ti Klaudia Shifer!”, i thashë duke parë një foto të madhe të varur në mur, ku ajo kishte dalë, duke u ledhatuar në një pozë shumë të bukur…

“Dhe Linda Evangjelista, se ti”, ma ktheu ajo, duke qeshur. “Kam qenë topmodele në Leningrad…” më tha. “Shiko fotografitë e mia” dhe më zgjati një album të madh. Ishte vërtetë shumë e bukur!

“Po ky kush është?”, e pyëta duke i treguar një foto, ku kishte dalë me një djalë shumë simpatik, të gjatë, bjond, me flokë të gjatë e me sy bojeqielli…

“Sergeji, babai i Anës”, më tha ajo.

“Shume i ri”, i thashe.

“Ishim shoke shkolle, më tha, te dy, te papjekur”.

“Po pse s’e hoqe fëmijën?”, i thashë.

“Nuk do ta bëja kurrë! Te vret ai atje lart”, tha dhe tundi kokën mendueshem…

“Si ia bën? Si e përballon jetën, vetëm jeton?”, e pyeta.

“Po, tha ajo, vetëm. Këtu jam krejt e vetme… Punoj e jetoj. Dhe nuk jetoj keq…”

“Ku punon”, e pyeta.

“Të vërtetën do?”, më tha, duke me zgjatur filxhanin me kafe dhe duke më shikuar drejt e në sy. Tunda kokën. “Punoj si “eskortë”, në një zyrë, grafio, si i thonë këtu, domethënë, prostitutë, tha dhe u ul anash meje në tavolinë.

Shtanga, nuk ma priste mendja kurrë që Nadja, e mira Nadja, e ëmbla Nadja, të ishte prostitutë. Mendoja se punonte kamariere në ndonjë lokal të mirë, ose që nuk punonte fare se mund të kishte ndonjë burrë që e mbante pa punë, pasi gjithnjë ditën e shihja duke ngjitur ose duke zbritur shkallët e pallatit, vetëm, ose me vajzën e saj…

“Vertet s’e dije?!”, me tha ajo. Tunda kokën. Nuk dija ç’te thosha. Kisha ngelur pa tekst, siç thoshte Liza, një shoqja ime. Nuk ma priste mendja kurrën e kurrës që ajo të ishte prostitutë. E dija që këtë punë e bënin shumë ruse, madje edhe shqiptare, por gjithmonë prostitutat i kisha menduar si femra gjysem femra-gjysem meshkuj, të egra në fytyrë ose të lyera e të stërlyera si ato që shikoja kur kaloja ndonjëherë në Omonia. Më kujtohet se një herë kisha parë edhe një plakë nja 100 kile që “kishte dalë për gjah” dhe më zuri e qeshura. “Po kush vjen me ty, moj plakushe?”, thashë atëhere me vete dhe humba në kujtime…

– Prostitutë… – përsëriti Nadja, si për të më sjellë në vete.

– Në rrugë, në Omonia… – i thashë unë me një zë që mezi më doli nga goja.

– Jo, – më tha, – unë nuk jam si ato të Omonias, as si ato te studiove… Unë punoj me telefon… Kam një vajzë, – vazhdoi, – dhe kjo është e vetmja rrugë për ta rritur atë dhe për të ndihmuar prindërit atje larg… Janë të dy pa punë, – më tha. – Kam edhe tre motra të tjera më të vogla se unë… Ç’të bëja tjetër? Të punoja servitore (kamariere)?

– Si punon me telefon? – e pyeta.

– Eshte nje zyrë si Call center. Njerëzit që duan të takohen me mua, telefonojnë dhe une shkoj me makinen e agjencisë. Eshtë e thjeshtë, bukuroshja ime, – tha, duke qeshur hidhur…

E pashë në sy. Nuk e di pse në atë çast nuk m’u duk ajo Nadja e ëmbël, ai engjëlli Nadja. Se pse m’u duk sikur qe bërë pis, sikur lëkura e butë e faqeve të saj e kishte humbur bardhësinë dhe ishte nxirë…

– Sa fiton? – i thashë, duke rrufitur ngadalë kafenë që më kishte bërë ajo.

– Fitoj minimumi 100-150 euro në dite, por ka raste që arrin edhe 300 euro brenda ditës, ose më saktë, brenda natës, – shtoi duke më parë në sy e duke nënqeshur. Ashtu, e ulur këmbëkryq mbi krevat, me një palë tuta sporti firmato Adidas dhe me flokë të mbledhura dy bishtaleca anash, dukej si një vajzë e vogël 15 vjeçare…

– Kaq shumë?! – thashë dhe menjëherë fillova të llogaritja me mend: 200 euro mesatarisht ne ditë, per 30 ditë në muaj… – Ti fiton 6000 euro në muaj?! – gati sa nuk thërrita…

– Avash, avash, – më tha ajo, – se nuk jam makinë seksi unë! Kam edhe unë nevojë për pushime. Një ditë në javë e bëj pushim. E bëj pushim edhe një javë në muaj, për shkak të periodave, por nuk dal keq, – tha, – 2000-3000 euro në muaj, i fitoj…

– Ti beson te Zoti? – i thashë, duke i treguar kryqin e madh dhe Shën Mërinë që kishte ne mur. – Nuk ke frikë se te vret Zoti, për këtë që bën?

– Kjo është punë, kukla mu (kukulla ime) – ma ktheu ajo. Unë as genjej, as mashtroj njeri. Punoj në një zyrë që u plotëson qejfin njerëzve dhe ata e paguajnë atë. Zyra më paguan mua…

– Sa merr për një njeri? – e pyeta.

– 90 euro për një orë, nga të cilat vetëm 20 euro më takojnë mua, plus bakshishet.

– Të japin shpesh bakshish?

– Po, por më shume se nga bakshishet fitoj nga ata qe jane te pangopur dhe duan ta bejne me shume se nje here brenda ores… Une, ne fakt, raportoj nje dhe ato 20 euro plus, i fus në xhepin tim…

– Një orë rri atje? – i thashe gjithe tmerr.

– Eh, – ma ktheu Nadja, duke më shkelur lehtë syrin. – Ilia, taksisti im, thotë me shaka se ora jone nuk ka 60, por 40 minuta…

– Punë e vështirë!

– Mesohesh, zemër. Fillimi eshte i vështirë. Më pas mësohesh gjithnjë e më shumë dhe puna të bëhet mekanike. Kam ca patriotet e tua aty në grafio që e bëjnë atë punë, duke ngrëne karamele ose duke mbajtur çamçakëz në gojë… Oh, janë të shkathëta ato patriotet e tua! Ua marrin paratë me dhunë klientëve. Unë nuk e bëj kurrë atë që bejnë ato. Sillen shumë keq me klientët…

Unë e degjoja pa folur, por nuk më shqitej mendimi se unë punoja gjithë ditën, edhe të shtunave, edhe të dielave dhe nuk arrija të fitoja as një të katërtën e atyre parave që fitonin ato duke përtypur çamçakëz…

– E, si thua, vjen edhe ti të punojmë bashkë?

– Çfarë?! Çfarë më the, Nadja?

Ajo u tremb. Me sa duket isha shfytyruar, kushedi si do të isha bërë në fytyrë. Më erdhën fare papritur fjalët e saj se punonte si prostitutë dhe aq më tepër, nuk e kisha menduar kurre se mund te beja kete lloj pune dhe do te me behej nje propozim i tille kaq hapur… Sikur te ma kishte propozuar dikush tjeter, me siguri do t’ia kisha flakur surratit filxhanin e kafesë që mbaja në dorë, ndërsa Nadjas… Nuk mund t’ia merrja për ters Nadjas, ma tha aq natyrshëm, me aq ëmbëlsi.

– Nuk e bëj dot, – i thashë dhe për të mos e fyer, shtova: – Nuk jam e zonja, zemër.

– Të kam parë që lodhesh e torturohesh, që bën dy-tre punë, – më tha, – prandaj ta thashë…

Nuk e shtyva dot më as kafenë. Nuk e di, por nuk mund të qëndroja më përballë saj. Nuk di se çfarë u thye tek unë, nuk e di pse që nga ai moment që ajo më tha se punonte si prostitutë, pashë një Nadja tjetër…

Gjithe ate dite, edhe të nesërmen, më mbeti mendja tek ajo Nadja engjëllore, aq e pastër, aq e mirë… që na ishte prostitutë dhe i fitonte paratë me grushta… Unë, në të gjithë muajin, merrja sa merrte ajo në dhjete dite dhe punonte vetëm nga ora 10 e darkës, deri në katër te mengjesit. Këtë llogari fillova ta bëja sa here shikoja Nadian te kalonte para dyqanit tim…

Nderkohe, vazhdoja te punoja te kafeteria dhe në një shtëpi si pastruese. Punën e byrekëve te “Grigori” e lashë. Nuk e përballoja dot. Shtëpinë ku punoja, e pastroja duke marre me vete edhe çunin, pasi kisha frikë ta lija vetëm. Kur pastroja shtepinë e kisha kollaj se e vija të shikonte televizor, por kur pastroja shkallet e pallatit, e kisha vështirë. Ai nuk rrinte në një vend. Ngjitej e zbriste sa lart poshtë. Ndodhi atë kohe që djali m’u semur rendë, mori një të ftohur… Nga temperatura e larte, pati probleme në kokë. E mallkova veten kur doktori me tha që djali kishte meningjit. “Zoti me denoi”, thashë me vehte. Paraja, duhej, puna duhej, por duhet të kujdesesha më shumë për djalin. Nuk duhet ta merrja me vete. Dy javë nuk shkova në punë. Djalin ma shtruan në spital. Qëndroi një muaj aty. E çova në doktorët më të mirë, ku ishin e ku nuk ishin…

…Harxhova qimet e kokës për analiza, skanera e radiografira. U shkëputa nga puna dhe i harxhova të gjitha parate neper doktore. Zoti me ndihmoi e ma shëroi djalin, por mbeta pa asnjë euro, madje u futa edhe në borxhe…

Kërkova borxh një herë këtej, një herë andej, por nuk vonoi dhe filluan te ma mbyllnin derën kudo. I shkova edhe babait të djalit, por ai ma përplasi në fytyrë: “Nuk është djali im, më tha, por i yti!”. E luta me lot në sy të bënte analizat e ta vërtetonte, por nuk pranonte. Tamam psikopat m’u duk kur e pashë të mbështjellë me atë robdëshambrin rozë që unë nuk e shikoja dot me sy dhe nuk e lejoja ta vishte…

Nuk më ftoi të futesha as brenda. Te dera biseduam. Ishte dobësuar dhe zverdhur në fytyrë. Me siguri, nuk dilte më nga shtëpia. I ktheva kurrizin pa folur dhe dola në rrugë. Binte shi, isha lagur e bërë qull, por unë nuk e ndjeja… Lotët më rrëshqisnin poshtë faqeve dhe bashkoheshin me pikat e shiut që binin pa pushim në fytyrën time. Kisha mbetur vërtet keq, pa një qindarkë në xhep, si i thonë fjalës. Këmbët më çuan instinktivisht para derës së Nadjas.

– Çfarë ka ndodhur, kukla mu? – më tha ajo e shqetësuar, kur më pa lotët, duke kërkuar me sytë e saj të butë sytë e mi, të fshehur prapa kapakëve gjysëm të mbyllur, që shikonin poshtë këmbëve…

– Jam pa asnjë evro në xhep! – i thashë. – Kam dy muaj pa paguar qerane dhe tre fatura dritash pa likuiduar. Nesër më presin dritat… Dua të punoj me ty. Ma rregullon dot?

Ajo nuk foli, por u kthye mbrapsht dhe ktheu përmbys një komodinë të vogël. Poshtë saj, kishte ngjitur një zarf. E hapi dhe nxori 500 euro.

– Shko paguaj dritat, – më tha, – se do të vënë ndonjë gjobë e pastaj bisedojmë… – Ndërkohë vajza e saj shtrirë në krevat, filloi të qante.

– Ik, kukla mu, – më tha, duke më ledhatuar me dy duar në dy krahët e mi. E kishte zakon këtë mënyrë përshëndetjeje.

U ktheva për të dalë, duke hedhur vështrimin nga krevati ku flinte vajza e saj dhe befas këmbët më ndaluan. M’u kujtua djali im, që me siguri tani do të ishte duke luajtur me Luizën, plakën shqiptare qe mbante katër-pesë femijët e lagjes që i kishin prindërit në punë. Ç’do të thoshte ai po të merrte vesh punën e re që kishte filluar mami i tij që ai e donte aq shumë?!

– Ik, pra! – më tha Nadja dhe më shtyu lehtë me dorë. – Ik, mos u vono, se po të pres…

Pasdite, Nadja më prezantoi me taksistin e saj. Ai ishte një djalë i dobët e i imët, për të cilin vija dorën në zjarr që ishte shqiptar. Sa u futëm në makinë e derisa zbritëm, atij nuk i pushoi goja. Me foli për Evangjelatosin, emisionin e një nate më parë, ku ai kishte futur gazetarët e tij në një fabrikë sallami dhe ata kishin filmuar të gjitha pisllëqet që bëheshin aty… Ai më ndaloi në një rrugë ku nuk kisha qenë ndonjëherë, diku prapa spitalit “Evangjelizmo”, ku po më priste një grua e shëndoshë e rrumbullake, të cilën ma prezantoi si zonja Eftalia… Më vonë, do ta merrja vesh se ajo ishte personi i parë që takonte vajzat dhe nëse ato i pëlqenin, i çonte te pronari i madh, në të kundërtën… Taksisti më zgjati dorën dhe u largua. Rregulli qe i rrepte: Asnjeri nuk duhet ta njihte gjithe sistemin zinxhir, por vetem një hallkë të tij…

Ecëm pak me këmbë derisa ajo ndaloi përpara një dere me xhama dhe me kangjella të një pallati të vjetër, por të mbajtur shumë mirë. Ajo hapi derën me çelës. U ngjitëm me ashensor dhe ndaluam në katin e pestë. Përsëri ajo hapi derën dhe u futëm në një apartament. “Prit një sekondë”, më tha dhe u fut në njërën nga dhomat. E ndoqa nga pas. Hodha sytë rreth e qark. Apartamenti m’u duk shumë luksoz, plot me antikuarë dhe abazhurë të modës së vjetër. Ndryshe nga ç’e kisha menduar, nuk po emocionohesha fare, isha shumë gjakftohtë. Siç duket, e kisha mbledhur veten. Ndofta edhe ngaqë nuk e dija ekzaktësisht ç’më priste…

– Hajde, – më tha ajo pas pak dhe ma bëri me dorë nga tavolina ku ishte ulur një burrë rreth të 50-tave. Zyra ishte shumë luksoze, me biblioteka librash e me rafte të mëdhenj me dru are. Ndërkohë, doli jashtë në heshtje, duke më lënë vetëm me atë burrë që, siç dukej, ishte pronari, një grek tipik, i shkurtër, i shëndoshë, zeshkan, me flokë plot thinja, të qethur shkurt, me një cigarishte në gojë dhe me tespijet që i lëvizte paksa me nervozizëm në dorë. Ishte veshur i tëri me të zeza. Më shikoi paksa nën vetulla. O Zot, çfarë vështrimi! Dukej sikur do të të zhvishte me sy. Nuk e di se pse m’u fiksua në mendje që duhet të ishte nga Kreta. Nga pamja dhe lëvizjet që bënte, me krijoi përshtypjen se duhet te kishte punuar më parë në polici…

Ai nuk u ngrit fare nga tavolina e zyrës, ndërsa unë vazhdoja të rrija në këmbë. Nuk më bëri shenjë të ulesha, por pas pak, u çua edhe vetë në këmbë.

– Nga je? – më pyeti. I thashë të vërtetën. Ai nuk foli. M’u afrua, duke me ardhur rrotull si ujku viktimës së tij. Instiktivisht, u tërhoqa duke vënë duart në gjoks. Zemra filloi të më rrihte shpejt. Gjithë ajo qetësi që kisha deri atëherë, më iku në të njëqindën e sekondës…

– Mos ki frikë! – tha. – Këtu jemi vetëm. Eftalia tani po shikon televizor në dhomën e ndenjjes. Nuk guxon të hyjë. Kjo është zyra dhe shtëpia ime… Pasi vuri paksa buzën në gaz, ose më mirë të them, pasi e vari paksa buzën e poshtme, vazhdoi: – Qenke e bukur, moj allvanose!

Tha këto fjalë dhe zgjati sakaq dorën drejt gjoksit tim. Unë mbeta si e ngrirë. S’kisha fuqi as të lëvizja e jo më të kundërveproja.

– Pa prit të të shikojme një herë… – më tha dhe, duke thithur cigarishten, më zbërtheu kopsat e këmishës dhe më ngriti lart sutjenat… Dy duart e tij më prekën gjoksin, duke ma ngritur lart, sikur ta peshonte.

– Aha! – tha – poli orea. (Shumë i bukur). Pa hiqi pantallonat, – shtoi dhe zgjati dorën e djathtë mes këmbëve te mia. Duhet të të kontrollojmë – tha. – Ne kujdesemi për klientët tanë…

E mpirë, siç isha, e lashë të bënte ç’të donte. “Mos ki merak, më kishte thënë Nadja, pronari shkon vetëm një herë me një vajzë. Eshtë maniak seksual dhe do t’i ndërrojë vazhdimisht. Thonë se nuk bën dot dy herë dashuri me të njëjtën femër. Nuk ke për ta takuar më veç ditës së parë. Ruajna Zot e nuk të bie ndonjë shofer maniak, se me atë do të kesh të bësh vazhdimisht, çdo natë.”…

E martë, 29 dhjetor

Si sot, një vit më parë, kisha klientin e parë. Po rrija me Ilian, shoferin, sipër në Kolonaqi. Ishim ulur në një nga ato kafetë që gjithë ditën rrinë plot, të mbushura më studentët. Ai më qerasi me një frape, që po e pinim ngadalë-ngadalë që të shtynim orët, kur, befas, ra zilja e celularit. U përgjigja. Më kërkonin në një bankë.

– Bankë?! – pyeta unë e çuditur.

– Po, – më tha Ilia, – bankë! Unë kam çuar vajza edhe në zyra funeralesh dhe ato kanë bërë seks me klientët sipër arkivoleve, kurse ty të duket çudi në bankë…

“O Zot, çfarë nuk do të më dëgjojnë veshët mua në këtë punë”, thashë më vete.

– Mos u çudit! – më tha Ilia. – Do Zoti të kërkon ndonjë punonjës banke dhe jo “security”, se ata të lënë bakshish…

U nisëm. Banka ishte në breg të detit…

Vijon…!
Marrë nga Intervista

@tn.lajmelokale
@tetovanews