Ballina Aktualitet Kosovë E rëndë, nëna shqiptare godet me thikë mësuesen brenda në shkollë

E rëndë, nëna shqiptare godet me thikë mësuesen brenda në shkollë

Një mësuese në shkollën “7 marsi” në Prishtinë, është therur me thikë nga një nënë, inicialet e së cilës tashmë janë bërë të ditura nga policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, raportojnë mediat kosovare.

Mësuesja e identifikuar si Vlora Paci ka marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe e njëjta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B.D, femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews