Ballina Aktualitet Lajme Shpalosi flamurin Kombëtar në Ohër, ja dënimi që merr shqiptari (VIDEO)

Shpalosi flamurin Kombëtar në Ohër, ja dënimi që merr shqiptari (VIDEO)

Me 1100 euro dhe ndalesë për mos të hyrë në Maqedoni për 5 vite është dënuar Gjergj Prekoçaj, nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve që shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit.
Megjithatë ai ka thënë se do të vazhdojnë të shpalosin flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Më kanë ndaluar për pesë vite hyrjen në Maqedoninë e Veriut. Kjo është toka jonë. Nuk do të ndalemi. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar”, ka thënë Gjergj Prekoçaj.

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani tha se është një dënim drakonik 1100 euro dhe paratë i ka paguar menjëherë që të lirohet, edhe atë falë avokatit Ardian Demiri, sepse për shkak të festave do të detyrohej të shkonte në burg.

https://www.youtube.com/watch?v=re_IH7JBgL8&feature=youtu.be

@tn.lajmelokale
@tetovanews