Ballina Kronika Dasma tragjike: Dhëndri humb jetën duke i transportuar mysafirët (FOTO)

Dasma tragjike: Dhëndri humb jetën duke i transportuar mysafirët (FOTO)

Në vend të natës së parë me nusen – shkon në banesën e fundit. Kjo ka ndodhur në afërsi të Trebinjes ku humbi jetën 32-vjeçari menjëherë pas dasmës.

Fatkeqësia ka ndodhur dje mbrëma, 40 minuta pas mesnate, kur 32-vjeçari Marko Angjeliç u përplas në murin në rrugën për në drejtim të Dubrovnikut, kur po i çonte disa dasmorë në shtëpi. Ai para disa ditësh u kthye në vendlindje, në Trebinje, për ta bërë dasmën, transmeton flurudha.com


Pas ceremonisë së dasmës u nis me disa miq për t`i çuar në shtëpitë e tyre. Në këtë aksident lëndime pësuan edhe personat e tjerë në automjetin Alfa Romeo. Lëndime të rënda kanë marrë dy djem dhe një vajzë, të cilët janë shtrirë në spitalin e Trebinjes dhe janë në gjendje stable.

Personi i katërt që ishte në makinë shpëtoi pa lëndime. Ende nuk dihen shkaqet për këtë aksident dhe se si dhëndri u përplas në murin e rrugës./flurudha.com

Artikulli paraprakPanamaja goditet nga një tërmet i fuqishëm (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërStuhi e madhe në Zagreb (VIDEO+FOTO)