Ballina Kronika Dyshohet se e zuri gjumi në timon duke shkuar për punë, humb...

Dyshohet se e zuri gjumi në timon duke shkuar për punë, humb jetën në aksident 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident në Itali. Mediat e vendit fqinj raportojnë se në makinë udhëtonin shqiptari dhe një 34-vjeçar maroken, kur u përplasën me një kamion që kishte ndaluar në korsinë e emergjencës,

Viktimat janë 28-vjeçari Arjan Disha dhe 34-vjeçari maroken, Jamal Amaadour. Ata udhëtonin me një “Fiat Bravo” kur u përplasën me një kamion që kishte ndaluar në korsinë e emergjencës, duke gjetur vd*ekjen e menjëhershme.

Sipas mediave italiane dy të rinjtë jetonin në provincën e Trevisos, por punonin në Monfalcone (Gorizia) dhe ishin nisur për në punë kur ndodhi aksidenti tragjik.

Shkaqet mbeten ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë kapur gjumi ndërkohë që ishte në timon.

@tn.lajmelokale
@tetovanews