Ballina Aktualitet Kultura Nis festivali i Kanës, mesazhe të forta politike në tapetin e kuq...

Nis festivali i Kanës, mesazhe të forta politike në tapetin e kuq (FOTO+VIDEO)

Nis me mesazhe të forta Festivali i Filmit në Kanë, ndërsa presidenti i jurisë, Alejandro Gonzalez Inarritu akuzoi liderët botërorë se po udhëheqin me zemërim dhe gënjeshtra.

Retorika e ashpër kundër emigrantëve sipas tij, mund të çojë botën në një luftë tjetër. “Jam totalisht kundër asaj që po ndodh rreth botës dhe pres që të bëhet diçka për t’i dhënë fund kësaj linjë të rrezikshme që mund të na kthejë në 1939-tën”.

Disa orë më vonë, filmi që çeli siparin e festivalit, The Dead Don’t Die, i Jim Jarmusch ofroi një këndvështrim më satirik ndaj autoriteteve botërore lidhur me ndryshimet klimatike dhe politikat e emigracionit.

Një skenë e filmit The Dead Don’t Die

Filmi ku interpreton Bill Murray, Adam Driver dhe Tilda Swinton, flet për një apokalips zombish të shkaktuar nga kushtet ekstreme që e nxjerrin tokën jashtë akseve të saj.

Disa orë para se perdet e festivalit të ngriheshin, qindra njerëz krijuan radhë përgjatë të famshmes Promenade de la Croisette, me shpresën për të para nga afër yjet e ekranit. Të tjerët ruajtën me fanatizëm vendet pranë Palais des Festivals ku mbahet festivali.

Ceremonia e hapjes u shfaq në mënyrë simultane në 600 kinema rreth Francës. Eventi pritet të marrë karakter edhe më politik me vone gjatë javës, falë prodhimeve të veteranëve të Kanës, Ken Loach dhe Terrence Malick. 21 filma janë në garë për palmën e artë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews