Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Pollozhani i përgjigjet Pendarovskit për deklaratën se nuk i ka borxh askujt!

Pollozhani i përgjigjet Pendarovskit për deklaratën se nuk i ka borxh askujt!

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani ka reaguar pas deklaratës së djeshme të presidentit të ri, Stevo Pendarovski se nuk i ka borxh askujt për votën e fituar në zgjedhjet presidenciale.

“Deklarata e Pendarovskit se nuk i ka borxh askujt asgjë, është një deklaratë primitive dhe mosnjohje elementare e kulturës politike. Kjo shqip i vjen, e kalova dimrin, ta psh….a gunën. Kjo do të thotë se ai llogarit në memorjen shumë të shkurtër kolektive të shqiptarëve.

Kjo do të thotë se ka të drejtë vetëm në rast se u drejtohej atyre që nuk e votuan.
Kjo do të thotë: nuk u shti kashtë të gjithë ju shqiptarëve që më votuat, as edhe ju që nuk më votuat. Do t’ua shpëlaj kokën me pakës akull si gjithnjë si me punën e Çertifikatës në dy gjuhë, dhe, punët do të shkojnë gjalpë. Kjo do të thotë: UNË JAM I NJËJTI POR NUK JAM AI.”, theksoi Pollozhani. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews