Mbrëmë (rreth orës 22 e 15 minuta, në Stacionin policor në Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në lokacionin ‘Strazhë” ka ndërruar jetë 37-vjeçari G.D. nga Shkupi, vozitës i autobusit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit.
“Pasi që me autobusin kanë ndaluar për të pauzuar në lokacionin ,,Strazhë,, dhe për një moment 37-vjeçarit i është përkeqësuar gjendja shëndetsore ku edhe ka humbur ndjenjat, kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë e Gostivarit, të cilët kanë qenë të thirrur në ndërkohë, vetëm se e kanë konstatuar ndarjen nga jeta”, njoftojnë nga policia.
Organet kompetente nga Gostivari kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë i të ndjerit G.D. i është dorëzuar familjes.
https://www.youtube.com/watch?v=MJV5ZhN8d5s










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



