Ballina Aktualitet Thaçi sfidon Berishën: Po je burrë përballemi ku të duash

Thaçi sfidon Berishën: Po je burrë përballemi ku të duash

Hashim Thaçi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. “Gërmadhë politike, vrasës, pacient, argat” ishin vetem disa nga epitetet që Thaçi pati për ish-kryeministrin.

Presidenti i Kosovës e sfidoi ish-liderin e PD për një përballje publike.

“Nëse je burrë përballemi publikisht. Ku të duash. E ftoj në debat ballë për ballë. Të jeni të bindur se nuk do të ndahet mirë me argumente. Merrë telefon po të duash. ”, tha ai.

Sipas Thaçit, Berisha ka qenë vazhdimisht kundër atdhetarëve të Kosovës.

“Jeton në një botë tjetër me qytetarin dixhital. Është kthyer në pozicionin që ka patur në fillim. Ka qenë vazhdimisht kundër njerëzve më atdhetarë të Kosovës. Quajti Adem Demaqin terrorist, UÇK-në e quajti terroriste, ishte kundër Rexhep Qoses”, deklaroi presidenti kosovar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews