Ballina Argëtim VIDEO/ Meta ‘zbut’ krizën me këngë: Po ku ka si ti, moj...

VIDEO/ Meta ‘zbut’ krizën me këngë: Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!

Presidenti Ilir Meta ia ka marrë këngës gjatë një aktiviteti për fëmijët jetimë. Krah Marjana Kondit, Marin Orhanasit dhe Kozma Dushit, kreu i shtetit ka kënduar vargjet e famshme “po ku ka si ti moj Shqipëria ime”.

“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime! Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!”, shkruan presidenti në facebook.

“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!🇦🇱”Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!

Shqipëria duhet të jetë në fakt kryefjala e politikës, për ta bërë një vend më të mirë për qytetarët. Aktualisht vendi është futur në një krizë të thellë politike, njëra palë insiston se nuk lëshon pushtet për Shqipërinë, ndërsa tjertra justifikon protestat e dhunshme dhe djegien e mandateve për t’i dhënë pushtetin shqiptarëve dhe Shqipërisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews