Ballina Kronika Ngjarje si në filma në Shkup

Ngjarje si në filma në Shkup

Prok*uroria Themelore Publike në Shkup hapi procedurë kundër një shtetasi 29 vjeçar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 2 dhe Sul*m ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë sipas nenit 383, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, gjithashtu për të njëjtën vepër penale sipas paragrafit 1 të Kodit Penal, transmeton Tetova News

I dyshuari, më 21 korrik 2019, në orën 22:15, përballë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, vuri re dy njerëzit, të dëmtuarin dhe gruan e tij, duke parkuar makinën e tyre të tipit “BMW IX 5” , pas së cilës ata u larguan. Në atë moment, i dyshuari me anë të një objekti të përshtatshëm (çelës “kallauz”) e hapi derën e mbyllur të automjetit dhe së bashku me një person tjetër të panjohur të gjinisë femërore, startoii makinën dhe filloi të lëvizte. Kur autori i veprës me automjetin iu afrua kryqëzimit të parë, u vërejt nga pronari i automjetit. Të dëmtuarit filluan të vrapojnë pas automjetit, e arritën atë dhe u përpoqën ta ndalonin të dyshuarin. Por, pavarësisht nga përpjekjet dhe dritës së kuqe në semafor, i dyshuari vazhdoi me automjetin në një drejtim të panjohur.

Pas deno*ncimit të rastit të vjedhjes së automjetit, policia menjëherë mori masa për gjetjen e tij. Pasi e kuptuan se i dyshuari së bashku me automjetin e vjedhur ishte në lagjen Maxhari, dy policë me një automjet zyrtar iu afruan atij. Ata e gjetën atë dhe u përpoqën të pengonin lëvizjen e mëtejshme. Një oficer i tretë i policisë iu bashkua aksionit. Por, pavarësisht nga veprimet e ndërmarra nga oficerët e policisë, i dyshuari me makinën në lëvizje u përplas me automjetin e policisë, pastaj me një armë të rre*zikshme (kamë) sul*moi tre policët duke u shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë aksionit policor, i dyshuari “u bë zap” dhe u arre*stua për të siguruar rrjedhën e mëtejshme të procedurës penale.

Prok*urori publik kompetent, së bashku me urdhrin për kryerjen e procedurës hetimore, i paraqiti Gjyk*atës Themelore Pen*ale në Shkup një propozim për caktimin e masës së parabu*rgimit për të dyshuarin, sepse ai vlerësoi se kishte rre*zik për arratisje, se i dyshuari mund të përsëriste kri*min dhe se ekziston një frikë e justifikueshme që ai do të ndërhyjë në procedurat pe*nale duke ndikuar tek dëshmitarët.

Propozimi i pro*kurorit publik u pranua nga një gjyk*atës i procedurës paraprake, i cili me vendim urdhëroi një ndalim 30-ditor ndaj të dyshuarit./TetovaNews


@tn.lajmelokale
@tetovanews