Ballina Kronika Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Itali, policia jep detaje...

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Itali, policia jep detaje (FOTO)

Dy shqiptarë respektivisht të moshës 24 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën pasi janë për*plasur me murin e një autostrade, ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre me targa shqiptare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 06.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso, e cila cilësohet edhe si vra*sësi i rrugëve, për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në të.

Siç raporton “Corriere della sera”, dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolksëagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përp*lasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.

Policia tha se janë ende të pazbardhura motivet sesi dy shqiptarët humbën drejtimin e mjetit, duke ndryshuar kursin e drejtimit të mjetit, kur u përp*lasën me murin rrethues të kantierit. Vikt*imat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.

Në raportet e policisë italiane, sipas shifrave nga viti 2011 deri në vitin 2018 rezulton se autostrada Pontebbana është autostrada më e rrez*ikshme në Itali, që ka marrë shumë jetë njerëzish, duke u cilësuar edhe si “Ki*lleri pontebanna”.



@tn.lajmelokale
@tetovanews