Ballina Aktualitet ANKETA e re e “Rejting”/ BESA shumë afër Bashkimit Demokratik për Integrim,...

ANKETA e re e “Rejting”/ BESA shumë afër Bashkimit Demokratik për Integrim, ja besueshmëria e liderëve (DOKUMENT)

Agjencia “Rejting.mk”, mbrëmë  ka publikuar në sajtin e saj një votim online për partitë politike dhe për besueshmërinë e liderëve shqiptarë. Në këtë anketë kanë votuar online 110.885 persona të moshave të ndryshme. Në kampin politik shqiptar ka ndryshime në renditjen e partive. Bashjimi Demokratik për Integrim del e para me 10.58% e pasuar menjëherë nga Lëvizja BESA me 9.18%, ndërsa ASH-ja e Ziadin Selës 9.09%, kurse Alternativa e Gashit 4.11%.

Si lider më i besuar tek shqiptarët ende është Ali Ahmeti me një epërsi të vogël përballë Bilall Kasamit: Ali Ahmeti 10.51%, Bilall Kasami 9.14%, Ziadin Sela 9.01% dhe Afrim Gashi 4.05%, transmeton Zyrtare.

Përdryshe, tani para zgjedhjeve janë duke u publikuar anketa të ndryshme se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews