Ballina Aktualitet Shqipëri Meta publikon videon: Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës...

Meta publikon videon: Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka vazhduar edhe me tej të intensifikojë sulmin e tij ndaj kreut të KED Adrian Dvorani. Pasi kishte dhënë spjegime për rreth 1 orë në Prokurorinë e Tiranës rreth kallzimit të tij penal ndaj zotit Dvorani, kreu i shtetit u shfaq me deklarata para gazetarëve. Dhe menjëherë pas tyre presidenti publikoi në faqen e tij në internet videon

“Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”. “Të nderuar qytetarë, Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të

Gjykatës Kushtetuese” shkruan zoti Meta në videon që zgjat pask më shumë se 8 minuta.Kreu i shtetit e akuzon kreun e KED për “Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore” dhe “Shpërdorimit të Detyrës”. Zoti Meta këmbëngul se “Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, Kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij.”

https://youtu.be/Sb7i9aVkO6o

@tn.lajmelokale
@tetovanews