Ballina Aktualitet Përballja me aktakuzat, The Economist: Një surprizë qershori për Hashim Thaçin. Samiti...

Përballja me aktakuzat, The Economist: Një surprizë qershori për Hashim Thaçin. Samiti në Uashington, u jepte prestigj atij dhe Trump

Hashim Thaçi siç duket nuk e kishte pritur se do të akuzohej për krime lufte në luftën e Kosovës, vrasje dhe tortura, pasditen e 24 qershorit.

Disa orë më parë, presidenti i Kosovës ishte i zënë duke diskutuar për një samit teje tëmediatizuar, të planifikuar për tre ditë më vonë në Shtëpinë e Bardhë me Aleksandër Vuçiç, numrin e tij të kundërt serb.

Ndoshta kjo do sillte një ceremoni nënshkrimi pompoze në Kopshtin e Trëndafilave. Ndërkohë Richard Grenell, diplomati amerikan njëkohësisht edhe i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi kishte bërë gjithçka për të siguruar takimin me shpresën se kjo do i jepte presidentit Donald Trump një sukses të rrallë në politikën e jashtme për të nxitur fushatën e tij elektorale.

Presidenti  Thaçi ka dominuar politikën e vendit të tij që kur la kostumin ushtarak për kostumin civil në fund të luftës së Kosovës në vitin 1999. Ai ishte gjithmon e më shumë një komisar politik sesa një luftëtar, por ishte një figurë kryesore në Ushtrinë Çlirimtare Kosovare, e cila luftonte për t’i dhënë fund sundimit serb. Atë vit, pas 78 ditësh bombardimesh nga NATO, Serbia e dorëzoi krahinën te një administrator i OKB dhe në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

Thaçi dhe Kadri Veseli, drejtuesi i partisë së tij politike, u akuzuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, një organ i ri në Hagë, i mbështetur nga BE dhe SHBA, i themeluar në vitin 2015 pas një votimi në parlamentin e Kosovës. Pavarësisht se ka punësuar gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, ajo funksionon në bazë të ligjit të Kosovës dhe është një institucion kosovar.

Tetova News në YouTube:

Një dekadë më parë një prokuror zviceran kishte shkruar një raport për Këshillin e Europës, që implikonte zotin Thaçi në kontrabandë droge dhe vrasje, akuza që ai i ka mohuar gjithmonë. Si rezultat, aleatët e tij në Europë dhe Amerikë e inkurajuan që të mbështesë krijimin e gjykatës dhe juridiksionin e saj. Ai e bëri këtë- por më vonë erdhi dita për ta provuar. Vitin e shkuar ai loboi që gjykata të mbyllej.

Në çdo rast akoma akuzat duhet të konfirmohen nga një gjykatës i procedurës paraprake. Ajo që është e çuditshme është arsyeja e dhënë nga prokuroria për publikimin e akuzave përpara se të ndodhë kjo gjë. Zoti Thaçi dhe zoti Veseli “besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë’ për të penguar punën e gjykatës ‘për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë”, sqaruan prokurorët.

Koha e njoftimit, thotë Agron Bajrami, i cili redakton gazetën kryesore në Kosovë, sugjeron se diçka po gatuhej, që i bëri prokurorët të zbulojnë akuzat e tyre pikërisht teksa Thaçi ishte gati të nisej për në Uashington. Samiti mund t’i kishte dhënë prestigj zotit Trump, por edhe zotit Thaçi. Jo më./TheEconomist