Ballina Aktualitet Ali Ahmeti të hënën do të shkojë në Hagë

Ali Ahmeti të hënën do të shkojë në Hagë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryetari i B D I-së, Ali Ahmeti ditën e hënë pritet të udhëtojë për në Gjy*katën Speciale në Hagë, bën të ditur INA.

Burime diplomatike thanë për INA se, Ahmeti ditën e hënë pritet të niset drejt Hagës në cilësinë e dëshmitarit lidhur me lu*ftën e UÇlK-së gjatë viteve 1998-1999.

Kreu i B D I-së konfirmoi se ka pranuar “pa asnjë hezitim” kërkesën e proku*rorëve që po het*ojnë kri*met e kohës së luft*ës dhe paslu*ftës nga luftëtarët e UÇK-së.

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejt*ësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drej*tësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luf*tës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjen*ocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook.

Zyra e Prok*urorit të Specializuar nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë.

Ftesa për Ahmetin ka pasuar një javë pasi proku*rorët e Hagës përfunduan marrjen në pyetje katër-ditore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra e Prok*urorit të Specializuar njoftoi më 24 qershor se ka një akta*kuzë të pakonfirmuar që aku*zon Thaçin, si dhe politikanin e lartë të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-luftë*tarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kri*me luf*te dhe kri*me kundër njerëzimit.

Zyra e Prok*urorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku do të gjyk*ohen të dysh*uarit, janë pjesë e sistemit të drejtë*sisë së Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte aq i fortë sa të gjyk*onte raste kaq të ndjeshme.

E ashtuquajtura “gjy*katë speciale” është kundërshtuar gjerësisht nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje për luf*tën e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.