Ballina Aktualitet Ministri Hoxha hap Njësi Rajonale të Bujqësisë në Dollnen (FOTO)

Ministri Hoxha hap Njësi Rajonale të Bujqësisë në Dollnen (FOTO)

Për herë të parë në Komunën e Dollnenit, u hap Njësiа Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me këtë intervenim ne banorëve të Komunës së Dolnenit do t’ua mundësojmë që të kursejnë si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin kohor.

Tani e tutje ata nuk do të duhet të kalojnë deri në 30 km distancë për dokumentacione të ndryshme, kështu me hapjen e Njësisë Rajonale ata do të ulin kostot që kanë bërë deri më tani.

Në këtë komunë shumica e banorëve merren me bujqësi dhe kështu, nevoja për këtë ndërhyrje ishte e domosdoshme. Do të doja të falënderoja bashkëpunimin e kryetarit Xhemil Qamili me ndihmën e të cilit i bëmë të mundshme të gjitha këto.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është një partner i fermerëve dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, ka shkruar Ministri Hoxha në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews