Ballina Kronika Dy shqiptarëve u plaçkiten 10 mijë euro në autostradën Nish – Vranjë...

Dy shqiptarëve u plaçkiten 10 mijë euro në autostradën Nish – Vranjë , njëri ishte nga Maqedonia

Në orët hershme të mëngjesit në autostradën Nish – Vranjë janë ndaluar dy shqiptarë me një veturë me targa të Gjermanisë, ndërsa u janë vjedhur 10 mijë euro.

Siç raporton gazeta serbe “Blic”, sulmin e kanë bërë disa persona që janë shtirur si policë. Ata thuhet se kanë ndalur veturën dhe me automatik të veshur me uniforma i janë afruar veturës dhe udhëtarëve u kanë marrë rreth 10 mijë euro, përcjell Albinfo.ch.

Raportohet se në veturë ishte një shqiptar me shtetësi të Shqipërisë dhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews