Ballina Kronika Gjendet makina e vjedhur, i kthehet pronarit nga Gurgurica e Tetovës

Gjendet makina e vjedhur, i kthehet pronarit nga Gurgurica e Tetovës

Dje, rreth orës 14:50 pasdite, në rrugën ,,Gjoce Stojcevski“ në Tetovë, është gjetur vetura “Volkswagen Golf 4” me targa të Tetovës, pronë e personit R.L. (70) nga Gurgurica e Tetovës, e cila më datë 1 të këtij muaji në Tetovë ka qenë e vjedhur nga autorë të panjohur informon SPB-Tetovë, transmeton Tetova News .

Automjeti ka qenë i pakyçur dhe me çelësat në bravë, ku pas inspektimit i është kthyer pronarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews