Ballina Kronika Gjermani – Çmendet 23-vjeçari nga Maqedonia, ajo çka ka bërë është shumë...

Gjermani – Çmendet 23-vjeçari nga Maqedonia, ajo çka ka bërë është shumë e rëndë!

Pas  a b u z i m i t  të rëndë, një  f o sh nj ë pesëjavëshe, me lëndime që i rrezikojnë jetën, është në  s p i t a l, në Mönchengladbach të Gjermanisë

Dyshohet se babai i tij (23) asaj i ka shkaktuar këtë vuajtje të madhe dhe që nga e enjtja është në  p a r a b u r g i m  nën dyshimin e  a b u zi m i t  të rëndë të të  m i t u r i t  dhe lëndimit të rëndë  t r u p o r.

Nëna (20) me djalin kishte shkuar në spital. Te  f o sh nj a  janë gjetur eshtra të thyer dhe lëndime të brendshme, që sipërfaqëisht nuk vëreheshin. Shenjat e  dh u n ë s  së rëndë u shkaktuan për një periudhë të gjatë kohore.

Zyra e mirëqenies së të rinjve e alarmoi policinë dhe e mori në kujdes djalin dhe motrën e tij 17-muajshe shkruan “Bild”, informon Shtegu.com. Vajza gjithashtu kishte disa të ënjtura dhe nuk është zhvilluar në mënyrë të përshtatshme për moshën e saj.

“H e t i m e t  intensive” kanë rezultuar në një dyshim urgjent ndaj babait, tha policia, pa dhënë më shumë detaje. Nëna po hetohet sepse nuk ka ndërhyrë. Por ajo është e lirë. Prindërit janë me shtetësi maqedonase dhe, sipas policisë, ata nuk kanë “punë të rregullt”.

Policia nuk ka prova të ndonjë neglizhence nga zyra e mirëqenies së të rinjve. Dirk Rütten, zëdhënës i qytetit Mönchengladbach, për “Bild”: “Pas lindjes së  f ë m i j ë s  tani pesë-javëshe, zyra e mirëqenies së të rinjve në fillim të dhjetorit bëri një vizitë në shtëpi të familjes. Atëbotë nuk ishin vërejtur anomali. Kjo vizitë u zhvillua si pjesë e një mase parandaluese që u ofrohet të gjitha nënave të të dy klinikave të maternitetit në Mönchengladbach”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews