E pazakontë/ I riu shqiptar sheh veten në foton e të dashurës 10 vite përpara se ta njihte (foto)

Must Read

Një djalë i shtangur nga Kosova ka zbuluar veten e tij në sfondin e një fotoje fëmijërie të së fejuarës, nga pushimet e 10 viteve më parë.

Verona Koliqi dhe partneri i saj Mirand Buzaku po shikonin së bashku foto të vjetra, kur pikasën diçka të pazakontë.

Kur shikuan nga afër fotografinë, dyshja pa Mirandin e vogël në sfond të fotos në plazh, duke notuar me kamerdaren e tij.

Verona tregoi historinë për rrjetin Yahoo: “Një moment ai më tha ‘Prit pak, ky këtu më duket se jam unë! Ne të dy pamë njëri-tjetrin dhe thamë, ‘Nuk ka mundësi, nuk mund të jetë e vërtetë’.

“Nuk kisha menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte, edhe pse ka një shprehje që thotë ‘E ke takuar të paktën një herë më parë shpirtin tënd binjak … para se të njihesh me të’”.

Çifti ishin njohur vetëm disa vjet më vonë në Kosovë kur Verona po bënte një vizitë në vendin e lindjes, nga Londra ku banon.

Ata u fejuan një vit më vonë në Turqi dhe së shpejti do të martohen.

Fotografia e tyre ka mbledhur mijëra shikime e pëlqime në rrjetet sociale ku përdoruesit thonin se çifti “janë bërë për njëri-tjetrin”.

Një prej tyre thoshte: “Sa bukur! Edhe unë me të dashurin mësuam se kishim qenë pa e ditur në të njëjtin koncert me rreth 50 vete, rreth 4 vjet para se të njiheshim. Është e mrekullueshme, nuk është koinçidencë”.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara....
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img