E hënë, 20 Shtator, 2021

Sony prezantoi dronin profesional që kushton 9000 dollarë

Must Read

Sony ka zbuluar dronin profesional Airpeak S1. Prezantimi zyrtar solli më shumë detaje rreth dronit, si dhe çmimin e tij, i cili është 9,000 dollarë.

Airpeak S1 është krijuar për të përdorur kamerat Sony A7S Mark III, FX3 dhe Alpha 1 që mbështesin rezolucionin 8K. Kamerat do të fiksohen në një version të veçantë të Gremsy T3 gimbal të krijuar posaçërisht për Airpeak. Me një aparat fotografik, droni mund të fluturojë për rreth 12 minuta, por pa ndonjë ngarkesë në ajër mund të kalojë 22 minuta. Duhet thënë gjithashtu që kamera ka nevojë për baterinë e vet që nuk vjen me dron.

Sony tashmë ka demonstruar se çfarë lloj shkrepjesh mund të bëjë një dron. Një nga pikat më të mëdha të shitjes së dronit është qëndrueshmëria e tij dhe rezistenca ndaj erës. Droni mund të mbetet i qëndrueshëm edhe në erëra prej rreth 20 m/s, dhe gjithashtu ka pesë grupe të kamerave stereo dhe një sensor infra të kuqe që e ndihmojnë atë të shmangë pengesat dhe të mbetet i qëndrueshëm edhe pa marrjen e satelitit. Sony u ndihmua gjithashtu nga agjencia japoneze e hapësirës JAXA në testimin e dronit.

Airpeak është gjithashtu i shpejtë, duke përshpejtuar nga 0 në 80 km/orë në 3.5 sekonda gjersa shpejtësia maksimale është 90 km/orë. Duhet të theksohet se këto shfaqje arrihen pa ndonjë ngarkesë shtesë.

Droni mund të operohet me një telekomandë dhe aplikacioni Airpeak Flight i Sony i bën gjërat edhe më të lehta. Aktualisht është i pajtueshëm vetëm me iOS dhe iPadOS dhe lejon kontrollin e kamerës dhe gimbalit. Vetëm një person mund ta kontrollojë atë, por gjithashtu është i mundësuar një mënyrë me dy operatorë në të cilën një person kontrollon fluturimin dhe tjetri kamerën. Diapazoni i drejtimit është ende duke u testuar.

Çmimi i dronit është 9,000 dollarë pa një gimbal dhe një aparat fotografik, dhe vjen me dy palë helikë, një timon, dy bateri dhe një mbushës të baterisë. Dorëzimet priten në vjeshtë dhe një plan shërbimi do të ofrohet për të mbuluar dëmet e mundshme për shkak të rënieve. Sony projektoi dhe prodhoi dronin e saj të ri në Japoni. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme,...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img