Ballina Kronika Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet. Seanca e sotme e planifikuar për aksidentin në Llaskarcë u shty sepse një nga avokatët ka pasur rast vde*kjeje. Gjykimi i radhës është caktuar për më 28 shtator. Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive kur mbrojtja paraqet provat e saja. Rasti lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit LLaskarcë, në të cilin vdiqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, është në gjykatë tanimë dy vjet. Gjashtë persona akuzohen, përfshirë pronarin e “Durmo Tours”, Durmish Beljuli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Autobusi pësoi aksident në shkurt të vitit 2019.

@tn.lajmelokale
@tetovanews