Ballina Aktualitet Ramën nuk e mbajnë nervat/ Shtyn me dorë Spiropalin e i thotë...

Ramën nuk e mbajnë nervat/ Shtyn me dorë Spiropalin e i thotë të pushojë (VIDEO)

Në seancën e djeshme parlamentare u diskutua projektbuxheti i vitit 2022. Nuk munguan debatet e forta teksa kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha merrnin fjalën njëri pas tjetrit.

Një moment pikant që nuk u pa në parlament ishte kur kreu i qeverisë vepron i irrituar duke shtyrë me dorë Elisa Spiropalin.

Kjo ndodhi kur fjalën e kishte kreu i selisë blu dhe hidhte akuza të njëpasnjëshme kundër qeverisë.

Me sa duket me këtë nuk pajtohej Ministrja eShtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Spiropali. Kjo e fundit nga karrigia e saj përpiqej të kundërshtonte Bashën.

Në këtë moment kryeministrin nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka shtyrë me dorë Spiropalin për t’i thënë që të pushojë.

https://youtu.be/F53CAKro5vg

https://youtu.be/AI_j_wkv4OA

https://youtu.be/Oky6rne28Ro

https://youtu.be/aszSMv6lFa4

https://youtu.be/4GHM9gN9_CQ

https://youtu.be/lTAMFlVns9g

@tn.lajmelokale
@tetovanews