Ballina Kronika EMRAT/ Të shtënat trondisin Tropojën, plagoset një person, në kërkim autori

EMRAT/ Të shtënat trondisin Tropojën, plagoset një person, në kërkim autori

Tropojë – Alban Haklaj 33 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesnatën e sotme.

Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri nga 24 vjeçari Genti Vatnikaj.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

I plagosuri shtetasi Alban Haklaj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews