Ballina Aktualitet Zëri i Amerikës: Berisha dhe mbështetësit e tij mbledhin Kuvendin (VIDEO)

Zëri i Amerikës: Berisha dhe mbështetësit e tij mbledhin Kuvendin (VIDEO)

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Kuvendin e thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij, siç kishte njoftuar prej disa javësh. Data e zgjedhur, përban një simbolikë të fortë, sepse përkon me ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Dhe ky Kuvend i sotëm, do të jetë sipas zotit Berisha, akti i “rithemelimit” të kësaj force politike, dhe “rikthimn e saj në një focë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëhehqë rveolucionin demokratik paqësor të shqiptarëve”.

Vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit, në muajin maj, për të përcaktuar zotin Berisha në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara ishte një goditje e fortë për PD-në, e sapo dalë e humbur nga zgjedhjet e radhës së 25 Prillit.

Por tronditja e madhe erdhi pak muaj më pas, kur në fillim të shtatorit kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi vendimin për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar. Një akt të cilin ish kryeministri nuk e gëlltiti për asnjë moment, e që pasoi me një lëvizje të fortë të tij brenda radhëve të demokratëve. Kryetari Lulzim Basha, njeriu të cilin ai e kishte përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht, humbjeve radhazi në disa zgjedhje, u kthye menjëhere në shënjestrën e sulmeve të zotit Berisha në turin që ai ndërmori nëpër qytete të ndryshme në mbarë Shqipërinë.

Zoti Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke ushqyer te mbështetësit e tij idenë e një akti politik të marrë nën ndikime njerëzve të caktuar, për shkak të qëndrimeve të tij kundër të ahstuaquajturit project për ndarjen e Kosovës e duke bërë përgjegjës për këtë, multimiliarderin Xhorxh Soros.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla në “News 24”, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e mohoi në mënyrë kategorike këtë mundësi. “Absolutisht nuk është rasti. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme. Nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik. Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të”.

Zoti Berisha synon të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. I pyetur pak kohë më parë nga Zëri i Amerikës se çfarë perspektive mund t’i ofrojë nëj force politike, një udhëheqës i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, ai u përgjigj se “një forcë politike që ka liderin të përcaktuar non grata nga Shtetet e Bashkuara bazuar në prova, fakte dhe dokumente të vërteta ka problemet më serioze, nëse ajo ka një lider të tillë. Por një forcë politike, që ka të dezinjuar kryetarin e saj krejtësisht për motive politike non grata, pra, pa asnjë provë, fakt dhe dokument, ajo forcë politike i bën një shërbim të madh vendit të saj dhe të vërtetës universale në tërësi, sepse qëndron në anën e të vërtetës”.

Zoti Berisha gjatë turit të tij ka përsëritur shpesh se PD do të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara”. Por zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, zoti Escobar bëri të qartë se “nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”. Zoti Escobar tha gjithashtu se “do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit”.

Kuvendi i sotëm, ku sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka janë më shumë se 4200 firmëtarët që e thirrën atë, nuk njihet nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike. Sipas tyre, lëvizja e ndërmarrë nga ish kryeministri “nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe hallet e tyre, por me hallin personal të zotit Berisha”Zoti Basha ka thirrur për të shtunën e ardhshme më 18 Dhjetor, atë që e cilëson “Kuvendin legjitim” të Partisë Demokratike. Mbrëmë, nga selia e PD u lexuan 5200 emra të delegatëve të Kuvendit kombëtar, të cilët kishin konfirmuar zyrtarisht pjesmarrjen. Ndërsa sot është njoftuar një ceremoni në ditën e lindjes së PD./VOA

@tn.lajmelokale
@tetovanews