Ballina Shëndeti Kjo është arsyeja pse ne duhet të hedhim vaj ulliri në domatet...

Kjo është arsyeja pse ne duhet të hedhim vaj ulliri në domatet tona

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vaji i ullirit, siç e dimë të gjithë, është një “superushqim” me yndyrna të shëndetshme që ndihmon në rritjen e kolesterolit “të mirë” dhe në të njëjtën kohë redukton “të keqen”.

Por a e dini se kur vaji i ullirit kombinohet me domatet, atëherë “lancohet” efekti pozitiv i të dyve në shëndetin tonë?

Një studim i botuar në revistën Free Radical Biology and Medicine zbuloi se vaji i ullirit rrit aktivitetin antioksidues të likopenit në domate. Kjo ndodhte vetëm me vajin e ullirit dhe jo me vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit.

Kjo është një arsye tjetër për t’i qëndruar besnike shtyllave kryesore të dietës mesdhetare, ku një vend të spikatur zë sallata e fshatit apo sallata me domate me vaj ulliri të pastër./abcnews.al