Ballina Kronika Vrasja e Nikulajt, shkon në 4 numri i të arrestuarve, prangoset dhe...

Vrasja e Nikulajt, shkon në 4 numri i të arrestuarve, prangoset dhe një vajzë britanike

Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua mesditën e 19 Prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Policia e Shtetit konfirmon se autoritet britanike kanë lokalizuar dhe arrestuar në Londër shtetasen britanike Harriet Bridgeman.

Ajo ka patur rolin e vëzhgueses dhe informatores në vrasjen e Nikulajt.

Bridgeman u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Më herët u konfirmua dhe arrestimi i Edmond Haxhiajt, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. I pari ka qenë në rolin e porositësiot dhe financuesit të krimit, ndërsa dy të tjerët në rolin e vëzhguesit dhe informatorit.

Policia e Shtetit njofton se vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për ekzekutorin, shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe shtetasin britanik Harry Simson.

@tn.lajmelokale
@tetovanews