Ballina Aktualitet Gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona...

Gazetari shqiptar në Suedi tregon jetën e errët të Naim Murselit: Liridona dinte diçka delikate

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi tregoi detaje nga jeta e errët e Naim Murselit, i cili akuzohet se është porositës i vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj. Ai tha se një nga arsyet e ardhjes së çiftit në Kosovë mund të ketë qenë plani i Naimit për ta ekzekutuar jashtë Suedisë. Gazetari shtoi se në Kosovë një plan i tillë mund të realizohej më lehtë dhe të mbyllej shpejt, pavarësisht se situata u doli nga duart organizatorëve.

“Mendoj se një nga arsyet e ardhjes së tyre në Kosovë është që kjo të kryhet më lehtë. Që kjo ju ka dalë nga kontrolli duket qartë, por ardhja në Kosovë ka qenë arsyeja për ta bërë më të lehtë ekzekutimin. Mundësitë janë më të shumta në Kosovë”, tha Dushi për Euronews. Gazetari nënvizoi se një nga motivet që mund të jetë kryer krimi i rëndë është pasja dijeni e një informacioni delikat nga Liridona, me të cilin mund t’i bënte presion Naim Murselit dhe ta merrte atë “peng”.

“Pista që shihet mes shqiptarëve në Suedi dhe në korridoret e mediave është ajo e një informacioni delikat, por pa folur drejtësia nuk mund të flasë asnjeri. Një informacion delikat dhe kërcënues që mund të kishte pasoja për Naimin. Duket si një informacion i vjetër, ose mund ta ketë marrë peng ose mund ta ketë kërcënuar me atë informacion apo diçka e tillë. Ky nuk është një informacion në rrugë zyrtare, por aludohet në korridoret e mediave”, thekson gazetari. Gazetari Dushi tha se vetëm në një bankë ku ai arriti të nxirrte të dhënat, Naimi figuron në listën e zezë, për mbi 20 mijë euro të papaguara.

“Jam munduar të marr të dhënat në një nga bankat, ku Naimi është diku te 20 e ca mijë euro. Mbi 20 mijë euro i ka të papaguara dhe në bazë të tyre ka hyrë në listën e zezë.”, tha ai. Në listën e zezë nuk është futur vetëm Naim Murseli, por edhe Liridona Ademaj (Murseli) dhe Shaban Murseli. Gazetari Dushi tha se edhe babai i Naimit, është nënshtetas suedez dhe është pjesë e firmave të ndërtuara nga Naimi. “Babai i Naimit në të njëjtën bankë ku unë mora të dhënat ka rreth 4000 euro borxh. Po të shikojmë adresën babai i Naimit ka jetuar në të njëjtën adresë me çiftin”, pohoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews